DYLON

Raportohen dy raste të dhunës në familje

Raportohen dy raste të dhunës në familje
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës në raportin e saj për 24 orët e fundit ka bërë me dije edhe për dy raste të dhunës në familje që janë regjistruar në Gjilan e Viti.

Në të dyja rastet ka pas të arrestuar ndërsa sipas raportit policor, në të dyja rastet, dhuna nga të dyshimtit është shkaktuar ndaj bashkëshorteve.

EkoHigjiena

Ja raporti i policisë:

DHUNË NË FAMILJE & Lëndim i lehtë trupor

Viti 15.03.2021-20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare -bashkëshortes së tij, të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar. 

DHUNË NË FAMILJE

Gjilan 15.03.2021-22:35.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare -bashkëshortes së tij, të cilës i ka shkaktuar lëndime. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa dyshohet se dhuna është sistematike, sipas viktimës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është dërguar tek prindërit e saj. Rasti duke u hetuar.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.