DYLON

Raportohen dy raste të armëmbajtjeve pa leje

Raportohen dy raste të armëmbajtjeve pa leje
Avatar photo Redaksia

Referuar statistikave ditore të Policisë, në 24 orët e fundit, autoritetet policore kanë bërë me dije  për dy raste të armëmbajtjeve pa leje, një në fshatin Tërpezë të Vitisë dhe një në fshatin Berivojcë të Kamenicës.

Në rastin e parë, I dyshuari  ka dorëzuar në stacionin policor një armë zjarri, të cilës i kishte skaduar afati i lejes, e në rastin tjetër, është arrestuar i dyshuari pasi, gjatë bastisjes në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar dy pushkë-gjysmë automatike, 100-fishekë dhe 8-karikatorë.

EkoHigjiena

Raporti i policisë.

ARMËMBAJTJE PA LEJE

·         Fsh. Tërpezë, Viti / 25.03.2026 – 11:00. I dyshuari kosovar ka dorëzuar në stacionin policor një armë zjarri, të cilës i kishte skaduar afati i lejes. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

·         Fsh. Berivojcë, Kamenicë / 25.03.2026 – 15:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi njësitet policore gjatë bastisjes në shtëpinë e tij kanë gjetur dhe konfiskuar dy pushkë-gjysmë automatike, 100-fishekë dhe 8-karikatorë. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.