Raportohen dy raste kur kanosen policët

Raportohen dy raste kur kanosen policët

Në Gjilan, janë lajmëruar dy raste të ndara të klasifikuara si “kanosje”, bërë ndaj zyrtarëve policor, ka bërë të ditur Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan

Hashani tha se rasti i parë është raportuar në rrugën “Adem Jashari”. Pasi që dy zyrtarët policor i kanë shqiptuar të dyshuarit shqiptar shtetas i Kosovës një tiketë për kundërvajtje ,i njëjti është revoltuar dhe nuk ka dashur t’i zbatojë urdhrat e policëve për largimin e automjetit nga parkimi në vend të ndaluar duke i kanosur.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari arrestohet dhe ndalet në mbajtje për 48 orë. Rasti procedohet në Prokurorinë Themelore.

Sipas Hashanit, po të njëjtën ditë dhe po në Gjilan, në rrugën “Muharrem Ibrahimi”, deri sa dy zyrtarë policorë, ishin duke kontaktuar me pronarin e një kafiterie, për ta ndalë muzikën, jashtë kohës së lejuar, e cila ka qenë me tonë shumë të lartë, i dyshuari, ka filluar t’i ofendoj’ zyrtaret policor me fjalë.

Hashani ka thënë se i dyshuarin ka vazhduar duke i ofenduar dhe penguar në punë zyrtarët policorë, me këtë rast ai është arrestuar, nga policia, dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal “Kanosje” dhe “”Pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës”.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari arrestohet dhe ndalet në mbajtje për 48 orë. Rastet Po hetohen veç e veç. . Rasti procedohet në Prokurorinë Themelore.

KOMENTE