DYLON

Raportimi i rasteve të diskriminimit  edhe përmes platformës perkatëse

Raportimi i rasteve të diskriminimit  edhe përmes platformës perkatëse
Avatar photo Redaksia

Koordinatorja e Njësisë Komunale për të Drejtat e Njeriut në Komunën e Kamenicës, Nazmije Demolli Kastrati ka bërë me dije se platforma, www.raportodiskriminimin.org, mundëson raportimin e rasteve të diskriminimit, përfshirë edhe martesat e hershme, në mënyrë konfidenciale.

Sipas saj, kjo platformë është një mjet i rëndësishëm për qytetarët që të denoncojnë raste të tilla dhe për ne që të ndërmarrim veprime të duhura.

EkoHigjiena

“Gjithashtu, dëshiroj t’ju informoj për vendimin e Kryeministrit për themelimin e Grupit të Punës për Parandalimin e Martesave të Hershme për komunitetin rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë. Ky grup pune do të luajë një rol të rëndësishëm në koordinimin e përpjekjeve tona për të adresuar dhe parandaluar këtë çështje”, ka thënë Nazmije Demolli Kastrati.

Sipas sja, ky informacion ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin dhe të promovojë përdorimin e platformës për raportimin e rasteve të diskriminimit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.