DYLON

Raporti i Progresit në qendër të vëmendjes

Avatar photo Redaksia

Zyra BE-së në Kosovë ka filluar një takim konsultues me organizatat e Shoqërisë Civile për Raportin e Progresit të vendit 2015 dhe takimin plenar të Dialogut të Procesit të Stabilizim-Asociimit DPSA

Këto konsultime po bëhen një ditë para takimit plenar të Dialogut të Procesit të Stabilizim-Asociimit me Qeverinë e Kosovës.

EkoHigjiena

Sipas një njoftimi të Zyrës së BE-së në Kosovë, këto konsultime me organizata kanë për qëllim që të diskutojnë progresin e arritur deri më tash, hapat e rëndësishëm të ardhshëm dhe identifikimi i prioriteteve kryesore të Kosovës nga pikëpamja e Raportit të ardhshëm të Progresit dhe takimit plenar të DPSA-së.

Diskutimet do të organizohen në pesë panele tematike (grupe të ndara sipas temave) mbi klimën e punës për OShC-të në Kosovë, situatën ekonomike, funksionimin demokratik të institucioneve të Kosovës, sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut.

Ndërkohë, për raportin e progresit do të flitet sot edhe në Komisionin për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri në të cilën do të behët raportim i përfaqësuesve të ministri së së Zhvillimit Ekonomik, Infrastrukturës dhe Tregtisë dhe Industrisë lidhur me realizimin e rekomandimeve të dala nga Raporti i Progresit.
http://www.rtklive.com/?id=2&r=35971

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.