DYLON

Raporti 24 orësh nga PK-ja për Rajonin e Gjilanit

Avatar photo Redaksia

INCIDENTET KRIMINALE

POSEDIM ILEGAL I NARKOTIKËVE
Fsh. Verbic e Zhegovcit, Gjilan-12.11.2014-10:20. Me urdhër të Gjykatës Themelore në Gjilan është kontrolluar shtëpia dhe objektet përcjellëse pronë e një mashkulli K/Shqiptar ku janë gjet dhe konfiskuar 3.134 gram substancë te dyshuar narkotike. I dyshuari pas intervistës me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

EkoHigjiena

Rr. Mbretëresha Teutë Gjilanë-12.11.2014-16:30. Një mashkull K/Shqiptar ka njoftuar në polici se në një ndertës përcjellëse të shtëpisë ka vërejtur dy paketime të dyshuara. Policia në vende ngjarje ka gjetur dhe konfiskuar 4.516 gram substancë te dyshuar narkotike dhe po heton rastin.

ARMEMBAJTJE PA LEJE
Fsh. Llasticë Gjilan-12.11.2014-10:30. Me urdhër të Gjykatës Themelore në Gjilan është kontrolluar shtëpia dhe objektet përcjellëse pronë e një mashkulli K/Shqiptar ku janë gjet dhe konfiskuar një pushkë automatike kallashnikovë prodhim kinez dhe tre fishekë. I dyshuari pas intervistës me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

ARRESTIM I PERSONIT TE KERKUAR

Fsh. Smirë Viti-12.11.2014-13:00. Në bazë të urdhëresës lëshuar nga Gjykata është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në burgun e Smrekonicës.

Fsh. Lubishtë Viti 12.11.2014-13:00. Në bazë të urdhëresës lëshuar nga Gjykata është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në burgun e Smrekonicës.