(2L ONLINE) – Në raportin e policisë për incidentet kriminale brenda 24-orëshit të fundit, janë raportuar dy raste që kanë ndodhur në territorin e Kamenicës.
Në Lagjen Malësia, në Kamenicë, ankuesi ka informuar se nga rrethana të panjohura zjarri kishte kapluar shtëpinë e tij. Njësitet policore dhe ekipi i zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Vlera e dëmit të shkaktuar nga zjarri është e konsiderueshme. Nuk raportohet për të lënduar.
Po ashtu, sipas raportit policor , në Kamenicë janë arrestuar dy të dyshuarit pasi që të njëjtit derisa qëndronin në një restorant kishin hedhur (lëshuar) një lloji Sprej duke iu shkaktuar djegëje të syve disa të pranishmëve që qëndronin në restorant.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./2L ONLINE/