/2L ONLINE/ – Pas një mosmarrëveshje verbale ka ardhur deri te kontakti fizik mes të dyshimtit, serb shtetas i Kosovës dhe viktimës rom, shtetas i Kosovës , ku i dyshimti me një lopatë e godet viktimën në kokë.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë të ditur se viktima është dërguar për tretman mjekësor, ku sipas raportit mjekësor iu janë shkaktuar lëndime të rënda trupor, Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes dhe intervistimit të dyshimtit besohet se motivet e incidentit të jenë për çështje të dëmtimit të një prone.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të bëhet kallëzim penal “Lëndim i rëndë trupor”dhe rasti të kalojë në procedurë të rregullt në Gjykatë. /2L ONLINE/
fotoilustruese