DYLON

Ranillugu zëvendësoi “Slobodan Milosheviqin” me “Nënë Jevrosimën”

Avatar photo Redaksia

Kuvendi Komunal i Ranillugut ka marrë vendim që të heqë emërtimin e rrugës “Slobodan Milosheviq” dhe ta zëvendësojë me “Nënë Jevrosima”.

Emri i ish-liderit serb i akuzuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për krime lufte ndaj popullatës shqiptare në periudhën 1998-1999 është zëvendësuar me “Nënën Jevrosima”, një figurë religjionit ortodoks.

EkoHigjiena

Këto ndryshime kanë ardhur pas reagimit të institucione vendore dhe ndërkombëtare të cilat kishin vlerësuar se vendosja e një tabele me emrin e diktatorit serb ishte i papranueshëm.

Për emrin e ri të rrugës është prononcuar shkurt Sasha Aleksiq, kryesues i Kuvendit Komunal të Ranillugut. Ai ka thënë se në mbledhjen e Kuvendit Komunal kanë bërë ndryshimet e nevojshme që janë kërkuar nga institucionet e nivelit qendror, shkruan Koha Ditore.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.