DYLON

Rangimi i ri i komunave për COVID-19

Rangimi i ri i komunave për COVID-19
Avatar photo Redaksia

Ministria e Shëndetësisë ka bërë rangimin e ri të komunave sipas zonave bazuar në rezultatet e IKSHPK-së, përkatësisht numrin e rasteve të reja të COVID-19 në 100.000 banorë në intervalin kohor prej shtatë ditësh.

Nga sot e deri më 26 mars, në zonën e kuqe janë 18 komuna:

EkoHigjiena

Leposaviqi, Zubin Potoku, Zvecani, Mitrovica e Veriut, Mitrovica e Jugut, Podujeva, Vushtrria, Obiliqi, Prishtina, Fushë Kosova, Lipjani, Graçanica, Novobërda, Gjilani, Kamenica, Gjakova, Peja dhe Ferizaji.

Në zonën e verdhë janë 12 komuna:

Deçani, Juniku, Istogu, Klina, Skenderaj, Drenasi, Prizreni, Suhareka, Shtimja, Kaçaniku, Vitia dhe Kllokoti.

Në zonën e gjelbër  janë 8 komuna:

Ranillugu, Parteshi, Hani i Elezit, Shterpca, Malisheva, Rahoveci, Dragashi dhe Mamusha.

Ndryshimet

  1. Podujeva  nga zona e verdhë ka kaluar në zonën e kuqe.
  2. Ferizaji nga zona e verdhë ka kaluar në zonën e kuqe.
  3. Graçanica nga zona e gjelbër ka kaluar në zonën e kuqe.
  4. Drenasi nga zona e gjelbër ka kaluar në zonën e verdhë.
  5. Shtimja nga zona e gjelbër ka kaluar në zonën e verdhë.
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.