Seancat e Kuvendit Komunal të Gjilanit shpeshherë dinë të na ofrojnë edhe situata interesante me diskutime edhe komike. Një rast i tillë ndodhi në seancën e fundit ku diskutimi i Fitim Gudës, anëtarit të Kuvendit Komunal të Gjilanit nga radhët e LDK-së, nxiti reagime të ndryshme sidomos të opozitës, por se me deklarimin e tij, dukej se nuk u pajtuan as anëtarët partnerë dhe një reagim interesant erdhi edhe nga Shemsedin Ramushi i Aleancës Kosova e Re (AKR).
Në fakt po diskutohej për raportin financiar janar-qershor 2020, kur Fitim Guda del në foltore dhe kritikoi kolegët se po e zvarrisin këtë pikë ndonëse edhe ata që janë ekonomistë, duke e përfshirë edhe atë vet, e kanë të vështirë t’i kuptojnë sqarimet e drejtorit, e le më ata që nuk janë të një profesioni të tillë. Sipas tij duhet subjektet t’i kenë personat kompetentë për një fushë të tillë, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Kjo nxiti reagime të kolegët e tij, të cilët thanë se kanë të drejt të kërkojnë sqarime nga përgjegjësitë edhe për këtë fushë, por se i veçantë ishte reagimi i Shemsedin Ramushit të AKR-së, që është subjekt pozitë, e i cili tha se edhe vet është ekonomistë por nuk pajtohet me Gudën dhe se këtu Guda ngeli.
Ramushi tha se edhe vet është ekonomist dhe kujton se drejtoria këtu e ka sjell një raport të mirë financiar.
Ai tha se kolegu i tij Fitimi Guda propozoi se me raportin duhet me u marr veç ekonomistët.
Ramushi tha se nuk pajtohet me Gudën dhe se të gjitha pyetjet që këshilltarët komunal i bëjnë, pavarësisht a janë të fushës përkatëse a jo, e kanë të drejtën për tu informuar, Raporti vije në kuvend për me u debatue dhe për me u parashtrua pyetje për të. Nuk ka pyetje të gabuara mundet me pas përgjigje të gabuara.
“Pak u hidhërova me Fitimin pasi tha se është ekonomist dhe se 98 për qind s’po e kupton këtë, kjo po i bije Fitimin me ngelë”, tha Ramushi.
Ai shtoi se është mirë që sot Fitimin me ngelë, sepse 98 për qind me thënë se kupton dikush që është i profesionit tjetër mund ta kuptojë, por jo një ekonomist.
“Fitimi sot po ngelë e ne sot po bëjmë pyetje e drejtori i financave Ilmiu na është përgjigjur në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha Ramushi. /2LONLINE.com/