DYLON

Ramushi e ka lëshuar rrugën e Zotit!

Avatar photo Redaksia

Imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë në një intervistë për Tribuna ka komentuar deklaratat e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, lidhur me fenë islame. Imami Krasniqi ka vlerësuar se liderët politikë e kanë humbur vizionin dhe orientimin dhe, sipas tij, ata janë lodhur nga dështimet e njëpasnjëshme, ndaj shpëtimin e vetëm, siç ka thënë ai, e shohin në përkrahjen ndërkombëtare.

“Ndaj paraqitja e kujtdo më “katolik se Papa”, duke sakrifikuar identitetin e tij fetar për hir të karrierës, e bën njeriun mjaft qesharak e kontrovers para atyre studiuesve që e njohin më mirë së ne historinë e Ballkanit. Duke synuar, si shumë të tjerë, që përmes mohimit të identitetit fetar të fitojnë simpatinë perëndimore, liderët tanë po harrojnë se po humbin ditë e përditë mbështetjen dhe përkrahjen vendore, pra atë të popullit. Ndërsa, me sa di unë, demokraci do të thotë ‘populli sundon’, e jo ‘ndërkombëtarët sundojnë’”, ka thënë Krasniqi.

EkoHigjiena

Sipas tij, deklaratat e Haradinajt se “ai ka lindur mysliman, por s’e di pse është mysliman për shkak se asnjëherë në jetën tij nuk ka qenë në xhami”, do ta dëmtojnë partinë e tij dhe elektoratin potencial. “Në fakt, mendoj se, ai votuesit tashmë i ka të humbur, ata moti ia kanë kthyer shpinën që kur deputetët e tij vollën vrer kundër Islamit dhe myslimanëve dhe që kur partia e tij pranoi zyrtarisht Kqirën (Anton Kqirën) i cili, në stilin e vajtueseve serbe, vajtoi Millosheviqin pse nuk i preu e nuk i griu 1.9 milion shqiptarë myslimanë sikur që i kishte masakruar në Bosnjë”, ka thënë ai ndër tjerash në intervistën për Tribuna.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.