DYLON

Ramush Haradinaj prezanton Mumin Morinën kandidat për deputet në zgjedhjet e dhjetorit

Ramush Haradinaj prezanton Mumin Morinën kandidat për deputet në zgjedhjet e dhjetorit
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka bërë me dije se Mumin Morina do të jetë në listën e kandidatëve për deputet në zgjedhjet nacionale të 28 dhjetorit.

Haradinaj  përmes një postimin në profilin e tij, e ka vlerësuar lart profesionalizimin e Morinës, në sferë ne ujërave, në projektimin, zhvillimin dhe menaxhimin e projekteve të infrastrukturës hidroteknike..

EkoHigjiena

Ja postimi i tij i plotë:

Kur hapim çeshmën dhe kemi ujë, kemi shpresë. Sepse uji është jetë, është siguri për familjet tona. Kur e dimë se furnizimi me ujë të pijshëm është i garantuar edhe për gjeneratat pas nesh, atëherë vendi ynë ecën përpara.

Mumin Morina ndër vite ka punuar për ta siguruar ujin e pijshëm për vendin, përmes projektimit, zhvillimit dhe menaxhimit të projekteve të infrastrukturës hidroteknike.

Përvoja e tij profesionale, veçanërisht si Drejtor Teknik Rajonal në KRU “Hidromorava” Gjilan dhe si Hidroinxhinier Kryesor në “Hidroteknika” Gjilan, dëshmon aftësitë e tij të jashtëzakonshme menaxheriale dhe teknike.

Në Qeverinë e Aleancës, furnizimi me ujë për qytetarët e Kosovës, sipërmarrësit dhe bujqit do të zgjidhet përfundimisht. Ashtu siç do ta zgjidhim një herë e përgjithmonë edhe trajtimin e ujërave të zeza, duke e ngritur Kosovën në standard të zhvillimit dhe mirëqenies. Kjo do të realizohet përmes ndërtimit të shtatë digave të reja dhe ngritjes së impianteve të reja të trajtimit të ujërave në komunat më të vogla.

Mumin, Kosova ka nevojë për ty!

Të uroj fat në garën për deputet.

\