DYLON

Ramnishta ia vlerëson punët e mira kreut të komunës

Ramnishta ia vlerëson punët e mira kreut të komunës
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka marrë sot pjesë në një takim të organizuar nga Këshilli i fshatit Ramnishtë. Gjatë këtij takimi kryetari Haliti ka pranuar nga kryetari i këtij fshati, Rasim Hasani një falënderim për projektet e realizuara.

Banorët e këtij lokaliteti kanë bashkëbiseduar me kryetarin Haliti lidhur me projektet të cilat janë realizuar në këtë fshat si dhe atyre që do të realizohen. Ata ndër tjerash thanë se do vazhdojnë ta mbështesin Kryetarin Haliti për punën e mirë të cilën e ka bërë ai në Komunën e Vitisë, në veçanti në fshatin Ramnishtë.

EkoHigjiena

Kurse kryetari Haliti tha se qeveria komunale e Vitisë është e përkushtuar të kontribuojë në mirëqenien e të gjithë qytetarëve pa marrë parasysh lokalitetin ku ata jetojnë. “ Jam i nderuar me pritjen që ma keni organizuar sot por edhe për këtë falënderim. Kjo që do të më jep edhe më shumë shtytje që të punoj në mirëqenien e të gjithë qytetarëve tanë pa dallime sepse më të vërtetë vitiasit e meritojnë atë”, u shpreh Kryetari Haliti.