DYLON

Ramë Oraca fitues i çmimit të parë të Orës së Madhe “Flakadani i Karadakut”

Ramë Oraca fitues i çmimit të parë të Orës së Madhe “Flakadani i Karadakut”
Avatar photo Redaksia

Është mbajtur sot edicioni i 24 i Orës së madhe letrare, në kuadër të Manifestimit Tradicional Kulturor e Sportiv “Flakadani i Karadakut”.

Këtë edicion e hapi kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Krijuesve “Ramadan Musliu” në Viti, Fadil Abazi, ndërsa të pranishmit në emër të Institucioneve komunale i përshëndeti zv.kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu.

EkoHigjiena

Vendin e parë, juria profesionale i ndau poetit Ramë Oraca për poezinë “Rapsodi për 1432 engjëjt. Vendi i dytë i takoi Bajramali Selimi me poezinë “Pesha e Flamurit” dhe vendi i tretë Mimoza Zejnullahut me poezinë “Përgjithmonë”.

Ndërsa çmimi “Flakadani i Karadakut” i’u nda poetit Sabit Rrustemi.

Manifestimi “Flakadani i Karadakut” do të përmbyllet sonte me natën finale të festivalit të këngëve dhe valleve, ku edhe do të ndahen çmimet për ansamblet garuese. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.