DYLON

Ramaj: Intrigat rreth Eco-Higjiena

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Për herë të tretë komisioni i akcionerëve jep raporte jo të plota, të njëanshme dhe qëllimisht të shtrembëruara nëpër komitete dhe Kuvendin Komunal në lidhje me zhvillimin e kompanisë Eco-Higjiena. Është e sakt, se akoma nuk janë përmbushur të gjitha zotimet mirëpo, kjo vlenë për të dy palët.

Kështu vlerëson përmes një reagimi të tij, Senad Ramaj, u.d i kryeshefit ekzekutiv në Kompnainë EcoHigjiena, sipas të cilit, edhe komunat deri më tani nuk i kanë përmbushur detyrimet e tyre në plotni.

EkoHigjiena

lexo edhe: Komisioni i Aksionarëve: Komuna ta rishikojë marrëveshjen me partnerin austriak

“Të gjithë dokumentacionin në lidhje me këto i posedon zotëri Xhelal Jetishi. Edhe inicimin për vlerësim të përmbushjes së marrëveshjes së PPP nga ana e Drejtorisë për zhvillim Ekonomik tek GIZ-i u bë. GIZ-i angazhoi vlerësues të pavarur, e të cilin raport e posedon z. Xhelal Jetishi, ku vërtetohet se, të dy palët nuk i kan përmbushur deri më tani obligimet e tyre të parapara”, thotë Ramaj.

Sipas tij, në lidhje me këtë qështje dhe mundësinë për të gjetur zgjidhje, janë duke u zhvilluar bisedime që nga viti 2013. Deri më tani nuk ka akoma ndonjë pajtueshmëri. Plotësishtë janë fshehur dhe heshtur në raportet e deritanishme sukseset e këtij Partneriteti. Transferimi në lokacion të ri, përmirësimi i shërbimeve, modernizimi në sektor të ndryshëm si dhe suksesi ekonomik.

“Pikërisht ky sukses ekonomik është shkaku kryesor për raportime negative dhe diskreditim i vazhdueshëm i partnerit privat”, mendon Senad Ramaj si përfaqësues i partnerit privat. Ai vlerëson se është përsonalisht viktimë e kësaj fushate negative.

Sipas tij, ka në Gjilan disa njerëz të cilët mendojnë se mund të marrin aksionet e partnerit privat në kompani pa ndonjë kompenzim dhe të shfrytëzojnë sukseset ekonomike për vete. Metodat e tilla të kujtojnë kohën e Millosheviqit dhe janë kundër të gjitha vlerave morale dhe ligjeve tona të Republikës së Kosovës.

Më tej, Ramaj në reagimin e tij shton se nga ana e partnerit privat janë përgatitur investimet të tjera për separim të mbeturinave mbi 400.000 € dhe mbi 1 milion € për tregjet e gjelbërta në Gjilan dhe Viti. Për këto investime nevoitet pajtim i komunës dhe një marrëveshje e rregulluar qartë. Edhe për këtë është duke u negociuar bukur një kohë të gjatë.

“Eco-Higjiena është partneriteti i vetëm në Gjilan me një investor internacional në këto 4 vitet e fundit dhe përkundër shumë pengesave, ka realizuar suksese të mëdha. Nëse investorët nuk trajtohen fer atëherë, do të mbetet ky i vetmi” shprehet i bindur Senad Ramaj. Për të, shtrohet pyetja, pse përfaqësuesve të kompanisë dhe partnerit privat përherë u mohohet për të raportuar në Kuvendin Komunal në lidhje me sukseset e realizuara deri më tani dhe zhvillimin e kompanisë?! /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.