Ramaj: Bilanci ynë për vitin 2016 në shërbim të qytetarëve dhe ambientit!
/2L ONLINE/ – Përkundër të gjitha vështirësive dhe problemeve interne të cilat i kishte kompania jonë EcoHigjiena, edhe gjatë vitit 2016 ajo megjithatë u zhvillua më tej dhe ishte në gjendje të realizonte pozitivisht shumë objektiva që kishte të parashtruar, Ne kemi grumbulluar 30.092 t. mbetje urbane nga klientët tanë dhe i kemi deponuar korrektësisht në deponinë sanitare, që do të thotë për 10 % më shumë se në vitin 2015 ndërsa, deponisë i kemi paguar tarifën e paraparë në vlerë prej 180.000 €.
Kështu thotë Senad Ramaj, sipas të cilit 16 automjete të grumbullimit të mbeturinave dhe 163 punëtor kanë qenë në shërbim të klientëve tanë në çdo kohë dhe stinë vjetore. Për karburante janë shpenzuar 140.000 € ndërsa, për paga 820.000 € . Në shtator u bë ngritja e pagave mesatarisht për 5%. Për shoferë dhe punëtorë pati ngritje më të lartë sesa mesatarja. Në Viti në bashkëpunim me Komunën dhe Caritas Kosova- Luxemburg u punësuan 10 punëtor sezonal dhe me mbështetjen e banorëve u eliminuan deponitë ilegale në vendbanimet e tyre. Pesë fshatra të Vitisë u kyçën në sistem të grumbullimit të mbeturinave.
Ramaj ka thënë se në Gjilan, krahas punëve ditore në mirëmbajtje dhe pastrim të trotuareve dhe sipërfaqeve të gjelbëruara dhe shtratit të lumit, anë renovuar ulëset në parqe dhe janë riparuar pajisjet e lodrave. Po ashtu është filluar me rregullimin e pikave grumbulluese të mbeturinave duke i rrethuar e mbuluar dhe përherë pati angazhime në rastet e katastrofave të vërshimeve.
“Ne u ofruam klientëve tanë një ofertë të volitshme për zgjidhjen e problemeve të tyre në lidhje me borxhet që kishin, prej të cilëve 2920 prej tyre e pranuan një gjë të tillë. Edhe ne një pjesë të borxheve të vjetra rregulluam me deponinë sanitare dhe ATK-ën dhe ato i paguam. Unë i falënderoj të gjithë klientët të cilët paguajnë rregullisht tarifat, thotë Senad Ramaj, për t’u shprehur tutje edhe se “sepse pa `ta, puna e jonë në shërbim të ambientit të mirë dhe të shëndetit si dhe të ardhmen e fëmijëve tanë, nuk do të ishte e mundur”. /2L ONLINE/
