DYLON

Ramadani thotë se do ta japin maksimumin që ndeshjen ndaj Feronikelit ta mbyllim me fitore

Ramadani thotë se do ta japin maksimumin që ndeshjen ndaj Feronikelit ta mbyllim me fitore
Avatar photo Redaksia

Futbollisti i SC Gjilanit, Besir Ramadani tha se ai dhe bashkëlojtarët e tij e dijnë rëndësinë e ndeshjes ndaj Feronikeli ’74 dhe këtë gjë e ka bërë të ditur në konferencën për shtyp, para duelit.

Mbrojtësi i qendrës, i skuadrës “kuq e bardhë”, ka potencuar që do të japin gjithçka me shokë që këtë ndeshje ta mbyllin në mënyrën më të mirë të mundshme.

EkoHigjiena

“Për ne është ndeshje e rëndësishme. Jemi të vetëdishëm se kundërshtari nuk ka se çfarë të humbet dhe padyshim që do jetë një ndeshje e vështirë. Ne jemi të përgatitur për këtë ndeshje, duhet të dalim të japim maksimumin dhe të luftojmë shumë për njëri tjetrin në mënyrë që të arrijmë fitoren e radhës”, ka thënë ai.

Ramadani tha se janë të përqendruar maksimalisht për duelin e nesërm. “E dijmë që në futboll nuk ka ndeshje të lehta, por ne do të kemi qasje shumë serioze duke rrespektuar kundërshtarin dhe duke luftuar për të marrë maksimumin e pikëve”.

24 vjeçari i skuadrës gjilanase theksoi se fitorja ndaj Suharekës u ka dhënë forcë dhe motiv shtesë grupit, ndaj dueli i radhës ndaj Niklit do të jetë konfirmim i formës së mirë.

“Fitorja në duelin e fundit ndaj Suharekës ka shtuar motivin dhe besimin te grupi. Mezi po e presim takimin e radhës ndaj Feronikelit ’74”, tha ai.

Dueli ndërmjet Feronikeli ’74 dhe Gjilani zhvillohet të premten me fillim nga ora 15:00 në stadiumin “Rexhep Rexhepi” të Drenasit. /2LONLINE/