DYLON

Ramadani takon autokombanjerët, gjithçka gati për korrje-shirje

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Komisioni Komunal për korrje-shirje është takuar sot me autokombanjerët e Gjilanit, ku janë diskutuar gjendja teknike e autokombajnave, kushtet dhe çmimi i korrjes, që sivjet do të jetë 110 euro. Nga autokombajnerët është kërkuar të presin vlerësimin e komisionit për të filluar korrje-shirjet. Komuna e Gjilanit ka të mbjellë me grurë 2.800 hektarë.

Kryetari i këtij Komisioni, njëherit drejtor i Drejtorisë për Bujqësi, Ramiz Ramadani, kërkoi mobilizim të të gjithë akterëve të përfshirë në fushatë, me qëllim të mbarëvajtjes së fushatës së korrje-shirjeve.

EkoHigjiena

Ai ka kërkuar nga kombajnerët që të pajisen me aparate dhe pajisje tjera shtesë me qëllim të parandalimit të zjarreve eventuale.
Gjithashtu, nga kombajnerët është kërkuar që të mos nxitojnë në fillimin e fushatës para se komisioni ta vlerësoj pjekjen teknologjike të grurit dhe ta bëjë hapjen zyrtare të fushatës.

Komisioni dhe kombajnerët u dakorduan që këtë vit çmimi i korrjes të jetë 110 euro për hektar.

Në komunën e Gjilanit këtë vit janë të mbjellura 2800 hektarë grurë, 100 hektarë elb dhe 150 hektarë tërshërë, ndërkaq operojnë 69 autokombajna të mjaftueshëm për përfundimin e shpejt dhe të suksesshëm të fushatës./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.