(2LONLINE) – Drejtues të Drejtorisë Komunale për Bujqësi e Pylltari të Komunës së Gjilanit thanë se synim i tyre janë projektet zhvillimore që do të gjeneronin vende pune dhe se në këtë drejtim është duke u punuar.
Ramiz Ramadani, drejtor i drejtorisë për Bujqësi e Pylltari ka ërkujtuar se vetëm këto ditë janë ndihmuar fermerët me moto kultivator dhe me mekanizëm shtesë, në kuadër të projekteve të komunës me Caritasin e Luksemburgut, ndërsa tani edhe rojet e pyllit janë pajisur me pushkë të gjata.
Ramadani ka thënë se dhënia, sidomos e 10 moto kultivatorëve për 10 fermerët e komunës, konsiderohet se janë siguruar 10 vende të punës, prandaj, edhe intenca e drejtorisë përkatësisht e komunës është që të orientohen në këto projekte të cilat gjenerojnë vende të punës.
Po ashtu edhe ndihmesa e fermerëve të cilët kanë poseduar traktor, me me mekanizëm shtesë, pijatore, kosë disk dhe me grabuja rrotulluese. e kompleton funksionimin e tyre në bujqësi. Ai tha se me këto ndihma fermerët do të arrijnë të lehtësojnë punën e tyre dhe të ngrisin cilësinë e punëve të kryera.
Përndryshe, Ramadani ka Bërë me dije për Portalin, 2LONLINE, se këto ditë do të fillohet edhe me shpërndarjen e folive plastike ku pritet të përfitojnë mbi 300 fermerë të komunës, pastaj do të fillohet edhe me shpërndarjen e farës së misrit projekt ky në vlerë prej 18 mijë eurosh e ku përfitues do të jenë rreth 300 fermerë.
Sipas tij, natyrisht do të vazhdohet edhe me projekte tjera në fusha të tjera që mbulohen nga drejtoria në fjalë dhe se synimet janë që në partneritet edhe me donatorë të tjerë të orientohen në projekte zhvillimore që krijojnë vende pune.
“Prioriteti i drejtorisë sonë por edhe i Komunës së Gjilanit është partneriteti i qëndrueshëm me donatorët, ngase nevojat për investime janë shumë të mëdha, e sidomos në Bujqësi ku krijimi i vendeve të reja të punës është më i lehtë se në secilin sektor”, ka thënë Ramadani. /2lonline/