DYLON

Ramadani: Pse institucionet e Kosovës po heshtin për rastin “Kumanova”?

Avatar photo Redaksia

Sekretari i Aleancës për Ardhërinë e Kosovës, Burim Ramadani, ka reaguar sot në llogarinë e tij në Facebook, ku ngrehë pikëpytje se pse institucionet e Kosovës po heshtin për rastin “Kumanova”.

Ky është postimi i plotë i Ramadanit në Facebook:

EkoHigjiena

“Pse institucionet e Kosovës po heshtin për rastin “Kumanova”?

Kërkesa e vetme është që qytetarët e Kosovës le ta dijnë se pushteti kosovar ka ditur për një rast që ka qenë i përgatitur një kohë më të gjatë apo pushteti kosovar nuk ka ditur asgjë?

Nëse nuk e ka ditur, atëherë pse në Kosovë ekzistojnë institucionet e sigurisë? Pse ne qytetarët e Kosovës paguajmë nga taksat tona për pagat e tyre? Dhe, kush është përgjegjës, përveç tyre, që t’i përgjegjin qytetarëve?

Nëse kanë ditur, pse nuk tregojnë çka dhe si ka ndodhur? Kush është apo kush janë përgjegjësit nga institucionet e Kosovës?

Ky është rasti më i madh pas lufte me pasoja kaq të mëdha të brendshme dhe ndërkombëtare!

Prandaj, kërkoj përgjigjje nga këta që e kanë obligim kushtetues dhe marrin paga nga taksat tona!

Këto pyetje duhet të shtrohet për çdo ditë! Derisa dikush të përgjigjet apo të merr përgjegjësi!

Institucionet e Kosovës nuk guxojnë të heshtin!

Këtu interesimi është për palën kosovare, jo për të tjerët…”/Indeksonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.