Ramadani premton lojë të matur por me objektivin e përhershëm për tri pikë
Në prag të ndeshjes së 23-të, FC Llapi – FC Drita, kryetrajneri i skuadrës gjilanase, Zekirija Ramadani në konferencë për media tha se na pret një derbi ndaj një skuadre me mjaft kualitet brenda grupit.
Sipas tij, në këtë përballje FC Drita do të takohet me një kundërshtar kualitativ, anise renditja tabelare flet ndryshe.
“Jam i bindur se do të jetë ndeshje e vështirë, mirëpo mbështetemi te kualiteti jonë, te motivi jonë, objektivi jonë. E dijmë se për çfarë luajmë, se çfarë duhet të bëjmë atje për të arritur objektivin tonë, e dijmë se duhet shumë mund, shumë vrap, duhet dominuar në çdo aspekt ekipin kundërshtar, ekipin vendas për ta arritur objektivin”, ka thënë ai.
Ramadani ka thënë tutje se FC Drita asnjëherë nuk hyn në lojë për të mbrojtur rezultatin, por për ta bërë maksimumin.
“Ne nuk shkojmë atje për të mbajtur rezultate ose për të mbrojtur pikët apo shënuar barazim, ne shkojmë atje për të shënuar gol dhe shpresojmë që ai gol të jetë i fitores. Në derbi çdo moment mund të vendos dhe shpresoj që ai moment të na ipet nesër neve dhe duhet ta shfrytëzojmë, sepse në këto derbi nuk mund të krijosh shumë dhe duhet t’i realizosh që në rastin e parë”, thekson trajneri Ramadani.
Sipas tij, Drita nuk ka kohë për pushime e relaksime pas asnjë ndeshje.
“Duhet të jemi skuadër me shumë volum loje, por duhet të jemi shumë të matur dhe çdo takim ta vendosim me një ose dy gola, sepse qëllimi jonë është fitorja dhe jo estetika dhe një lojë e bukur. Ne nuk jemi të relaksuar, ne duhet ta mbajmë ekipin dhe futbollistin në formë për garat evropiane”, potencoi trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani. /2LONLINE/
