DYLON

Ramadani: Neve na intereson vetëm trepikëshi

Ramadani: Neve na intereson vetëm trepikëshi
Avatar photo Redaksia

Ndeshjen e xhiros së 22-të, të Albi mall Superligën e Kosovës në futboll, FC Drita e zhvillon si vendas, pasi nesër do të takohen me FC Ferizaj, në Stadiumin Ndihmës (te rrethi), ora 14:00.

Për këtë takim foli kryetrajneri i skuadrës bardh e kaltër, Zekirija Ramadani, i cili theksoi se do të jetë përballje e vështirë.

EkoHigjiena

“Do të kemi përballë një skuadër të paparashikuar, skuadër me shumë ambicie, si FC Ferizaj ku në kontigjentin e saj kanë futbollistë mjaft cilësorë, por ne bazohemi gjithmonë në kualitet tona me çfarë ambicie e kemi nisur dhe me çfarë objektivi, neve na intereson vetëm tre pikëshi, por ai tre pikësh nuk mund të vije shumë lehtë duhet shumë angazhim, shumë sakrificë dhe duke shfrytëzuar çdo moment në favorin tonë”, ka thënë Ramadani.

Sa i përket kualifikimit të Dritës në Kupë, Ramadani tha se mund të ‘luftojmë’ në dy fronte, por për momentin përqendrimi është maksimal në titullin kampion.

“Ne që jemi DRITA ta jep një sinjal që mund të luftojmë në dy fronte dhe me konkurrencën që kemi tani brenda grupit, kemi përqendrimin maksimal edhe te kampionati sepse këtë muaj ndeshje të Kupës nuk ka. Jam i bindur që kemi mjaft futbollist për të garuar dhe cilido futbollist që do marr vendin do e tregoj veten në maksimum për të mbajtur vendin në formacion”, deklaroi timonieri i Dritës, Zekirija Ramadani.

“Nesër duhet t’i qasemi seriozisht, ne kemi vetëm qetësi, besim, punë dhe shpresoj në arritje”, u shpreh ai.  /2LONLINE/