DYLON

Ramadani: Ndeshja ndaj Gjilanit do të jetë e vështirë, e lodhshme, por ka shumë motiv

Ramadani: Ndeshja ndaj Gjilanit do të jetë e vështirë, e lodhshme, por ka shumë motiv
Avatar photo Redaksia

Pas ndeshjes së Conference Leagues, skuadra e Dritës kthehet në Superligë, për ndeshjen e xhiros së 8-të derbi, kundër rivalit lokal SC Gjilanit.

Sipas kryetrajnerit të Dritës, Zekirija Ramadani, për këtë takim ka shumë motiv, pa marrë parasysh kë ke përballë.

EkoHigjiena

“Ky takim është i vështirë, i lodhshëm, por ka shumë motiv” ka thënë Ramadani.

Ai tha se të jeshë trajner i Dritës nuk ka përgjegjësi më të madhe a më të vogël, përgjegjësia dihet, duhet të fitosh.

“Ndoshta është më e vështirë të motivosh ekipin, sepse atë e motivon vetë derbi lokal. Nuk ka ndeshje të lehta gjithëmonë ka ndeshje të vështira e sidomos kur është derbi, është dy herë më i vështirë, por derbi luhet për t’u fituar. Edhe pa trajner të ishte ekipi i Gjilanit ne e dimë punën tonë, ne e kemi objektivin tonë. Ne i marrim 3 pikë, pra tifozët tanë deri në derbin e ardhshëm, janë kryesues të qytetit”, theksoi Ramadani.

Ai tha se i intereson loja motivuese, i intereson angazhim maksimal dhe që është me rëndësi, objektivi që është 3-pikëshi.

Duke iu referuar se në anën e kundërshtarët, skuadrën do ta drejtojë Orhan Abdi, trajneri Ramadani tha se e pret ndeshjen si gjitha të tjerat me një koleg të ri, por që respektojnë punën e njëri-tjetrit, gjithsesi!

Sipas Ramadanit në derbi vendos një moment, nga një gjujtje e lirë, nga një gabim individual, për shkak që ai gabim imponohet nga presioni i ndeshjes,…

Ndërsa, sipas futbollistit Jorgo Pëllumbi, që kohëve të fundit ka përforcuar Dritën, çdo derbi është i rëndësishëm, sidomos ky, për aq sa ka dëgjuar.

Ai u shpreh shumë falemnderues ndaj bashkëlojtarëve, stafit, trajnerit, pasi i duket sikur ka shumë kohë këtu. “Është një kampionat me shumë talentë, pak na vështirëson fusha, infrastruktura, por vlerësojë garën”, theksoi Pëllumbi.

Derbi SC Gjilani-FC Drita zhvillohet nesër, e hënë, ora 15:00, në Stadiumin Sintetik në Gjilan.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.