DYLON

Ramadani: Ndeshja ndaj FC Ferizaj, e vështirë por shpresoj në trepikësh

Ramadani: Ndeshja ndaj FC Ferizaj, e vështirë por shpresoj në trepikësh
Avatar photo Redaksia

Nesër FC Drita takohet me FC Ferizajn si mysafir në kuadër të javës së 31-të, e kryetrajneri, Zekirija Ramadani në konferencë tha se na pret një ndeshje e vështirë dhe ndaj një skuadre fanatike dhe këmbëngulëse.

“Është një skuadër këmbëngulëse nga e cila vetëm ne kemi arritur t’i marrim tre pikët e plota. Por, për ne dihet objektivi jonë ne do shkojmë për tre pikëshin dhe kualiteti ose morali do të jetë te ne për të marrë kreun e tabelës për titullin kampion. Nuk kanë mbetur edhe pak ndeshje, nuk lejohet asnjë gabim dhe shpresoj në një lojë ‘luftarake’ nga të dyja skuadrat, me duele dhe ne fund shpresoj në tre pikëshin që shpresoj të jetë në anën tonë”, tha Ramadani të dielën.

EkoHigjiena

Trajneri i “bardh e kaltërve” deklaroi se u intereson ta mbyllimn garën sa më parë, sepse futbolli është interesant dhe gjërat po ndryshojnë për një xhiro.

“Edhe ndaj FC Ferizajt do t’i qasemi ndeshjes të fokusuar në maksimum dhe se ky është takimi jonë i katërt këtë edicion, por qasja dhe qëllimi duhet të jetë i njëjtë, e që është fitorja”, theksoi ai.  /2LONLINE/