DYLON

Ramadani: Lavdrim Muhaxheri, a është tru-shpërlarë?

Avatar photo Redaksia

Edhe ish-deputeti i AAK-së, Burim Ramadani ka reaguar pas shfaqjes së fotografive të xhihadistit, Lavdrim Muhaxherit i cili shihet duke ia prerë kokën një personi.
Ja postimi origjinal:

Ekstremizmi dhe tru-shpërlarja është rritur, shumë vonë po reagohet
Të dashur miq,
Pamjet tmerruese të një shqiptari të Kosovës që i pret kokën një të riu janë dëshmi e nivelit të rëndë të kësaj ideologjie terroriste.
Tru-shpërlajra ekstremiste ka filluar shumë vite më parë.
Psh. Lavdrim Muhaxheri, a është tru-shpërlarë? Tash shumica thuani po.
Por, disa vjet më parë shumë pak njerëz kanë pasur dijen dhe guximin për të drejtuar gishtin kah kjo çmenduri.
Madje, disa media e gazetarë më akuzonin për “përzierje në fe”(!).
Të tjerët, keni bërë fushatë kundër meje pa u ndalur për vite të tëra, ndërsa nuk e keni kuptuar se realisht keni dëmtuar shoqërinë dhe veten tuaj, sepse keni mbrojtur tru-shpërlarët.
Para disa muajsh, një shqiptar i Kosovë bëri sulm vetëvrasës në Irak, duke vrarë mbi 50 civilë, gra e fëmijë. Po ashtu, edhe ky tru-shpërlarë.
Të dy rastet terroriste, Lavdrim Muhaxheri dhe Blerim Heta, tregojnë për rrezikun e kësaj ideologjie ekstremiste që thirret në emër të islamit.
Vrasja e grave e fëmijëve dhe pretja në fyt janë vepra terroriste. Asgjë më pak.
EDHE DIÇKA:
Pse po alarmohemi ne shqiptarët gjithnjë me vonesë?
Pse jemi kaq të padijshëm?
Pse kurrë nuk mendojmë?
Pse nuk kuptojmë asgjë?
Për afërsisht qe 7 vjet kam folur me saktësi për ekstremizmin islamist, në të cilin janë përfshirë edhe shqiptarët.
“Anti-fetar”, “jahudi”, “anti-musliman”, “qafir”, “i Vatikanit”, e çka jo tjetër më keni thënë.
Saherë që më keni thënë kështu e më keni kërcënuar rëndë, e kam kuptuar sa keq i kemi punët.
Sikur këto statusa t’i shkruanit edhe para 4-5 vjetësh, kur ju kam alarmuar për këtë, besoj se do të rritej presioni social kundër devijimeve.
Nëse një ditë shpejt ndodh ndonjë alt terrorist në Kosovë, nuk keni pse të befasoheni. I keni shenjat dhe tru-shpërlarjen qe disa vite. I keni injoruar ato.
Burim R.
30 korrik 2014

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.