DYLON

Ramadani: Kriza kalohet me racionalitet. Siguria, kurrë më e keqe

Avatar photo Redaksia

Njohësi i proceseve politike në vend dhe të sigurisë, Burim Ramadani, ka thënë se situata e tashme politike është kthyer në një burim të pashtershëm të rreziqeve të sigurisë dhe qëndrueshmërisë së shtetit. Në këtë intervistë për “Epokën e re” Ramadani ka bërë me dije se kriza politike do të mund të tejkalohej shpejt, pasi Qeveria të marrë përgjegjësinë shtetërore për situatën e krijuar nga qasja e saj dhe opozita të largohet nga metodat e deritashme.
Ramadani ka thënë se siguria në vend kurrë nuk ka qenë më e keqe. Duke komentuar veprimet e fundit, djegien e veturave dhe hedhjen me koktej molotovi në objektet e institucioneve, Ramadani ka thënë se këto veprime po e fusin Kosovën në një shkallë më të rrezikshme dhe më të rëndë.

“Fatkeqësia e Kosovës, për shkak të moszhvillimit të demokracisë së saj, nuk duhet dhe nuk guxon të shumëzohet tashmë me incidente të sigurisë. Tekefundit, nëse kriza është politike, vetëm si e tillë mund të zgjidhet. Nuk zgjidhet kriza politike nëpërmjet përkeqësimit të sigurisë. Përkundrazi, vetëm e thellon të keqen dhe e rëndon të ardhmen”, ka thënë Ramadani.

EkoHigjiena

Në këtë intervistë Ramadani ka folur edhe për largimin e tij nga aktivitetet politike partiake dhe angazhimin e tij në sektorin e sigurisë kombëtare. “Do të vazhdoj në këshillëdhënie për temat e sigurisë, angazhimin në ligjërim për sigurinë kombëtare dhe, njëkohësisht, me disa profesionistë të tjerë kemi themeluar një Qendër Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC). Po planifikoj, po ashtu, fillimin e studimeve të doktoratës gjatë këtij viti. Jeta politike është rënduar tejmase dhe të angazhuarit direkt është më e komplikuar se më parë”, ka deklaruar Ramadani.

për më tepër:

http://epokaere.com/index.aspx?SID=13&PMID=2&LID=2&ACatID=1&AID=82747&Ctype=1

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.