DYLON

Ramadani: Gjilani ka subvencionuar mbi 4 mijë fermerë gjatë këtij viti

Avatar photo Redaksia

/2LONLINE/ – Konferenca e radhës për sot ishte nga dikateri i Bujqësisë së Gjilanit, respektivisht nga drejtori Ramiz Ramadani, i cili në prezantimin e tij ka thënë se angazhimi që nga stafi i Drejtorisë me kulmimin e mbështetjes së kryetarit Lutfi Haziri, ka bërë që sektori i bujqësisë si fushë e punësimit të jetë model për gjithë Kosovën.

Ai tha se vetëm gjatë këtij viti Gjilani i ka subvencionuar më shumë se 4 mijë fermerë.

EkoHigjiena

Që nga janari e deri më tani, projektet për sektorin e bujqësisë janë të pandalshme dhe që të gjitha në kuadër të zhillimit të Gjilanit, që më së miri arrihet përmes investimit dhe përkushtimit në fushën e gjerë dhe mundësitë e mëdha që jep bujqësia, ka pohuar drejtori Ramadani, duke paralajmëruar, po ashtu, që projektet dhe programet për bujqësinë janë të vazhdueshme.

“Pranverën e kemi filluar me projektin e mjedrës ku janë përzgjedhur 39 përfitues me sipërfaqe prej 10 hektarë, në një vlerë financiare prej 60 mijë euro. Pastaj subvencionimi i mbjelljeve pranverore në vlerë prej rreth 15 mijë euro”, ka bërë të ditur drejtori Ramadani.

Më tej ai ka përmendur projektin e një rëndësie të veçantë, atë të ndërtimit të serrave, projekt i cili kap një shifër prej mbi 23 mijë euro.

Drejtori Ramadani ka thënë se bashkëpunimi me donatorët vetëm në fushën e bujqësisë Gjilanit i ka sjellur mbi 100 mijë euro investime, duke nisur që nga mbështetja e 56 fermerëve me mekanizim bujqësor, prej organizatës gjermanie “HELP”, pasta “TIKA” me pajisje bujqësore, financimi i projekteve nga BE dhe Care International dhe shumë donatorë të tjerë, të cilët, janë partnerë të fuqishëm në rrugën e përbashkët të zhvillimit të bujqësisë.

“Projekti i mbjelljes së mjedrës, serrat, mini-gradet për fermerë, pajisjet bujqësore, bimët aromatike, centrifugat elektrike, makinat elektrike, mekanizimi bujqësor janë disa nga aktivitetet e përbashkëta të realizuara me donatorët dhe fermerët. Dhe kur i shtojmë kësaj angazhimin për korrje shirje, financimin e mbjelljeve pranëveriore dhe atyre vjeshtore vlera rritet gjithnjë e më shumë”, ka shtuar drejtori Ramadani.

“Të gjithë sektorët në Komunën e Gjilanit janë potencial i fuqishëm i zhvillimit. Pemëtaria dhe perimtaria, mbeten ende mudësi të mëdha për fermerin gjilanas. Kapacitetet e vlerësuara përpunuese dhe prodhuese dëshmojnë se mjedra dhe rritja e sipërfaqeve me vishnje, janë mundësi të mëdha për bujkun e kësaj Komune, që me mbështetjen e USAID-it, kjo do të jetë më e lehtë dhe mundësi shumë e madhe për një ndryshim të gjendjes në këtë drejtim”, ka thënë në fjalën e tij Ramadani.

Ndryshe, të suksesshëm sipas drejtorit të Bujqësisë dhe Pylltarisë, janë treguar edhe sektori i Pylltarisë dhe sëktori i Inspeksionit për Bujqësi dhe Veterinari. Vlerësimi dhe merita përfundimtare sipas drejtorit Ramadani, janë meritë e drejtëpërdrejtë e kryetarit Lutfi Haziri, i cili është pjesë e projekteve të shumta të sjella në Gjilan dhe në tokën e fermerit të Gjilanit. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.