DYLON

Ramadani: FC Feronikeli 74 kundërshtar dinjitoz

Ramadani: FC Feronikeli 74 kundërshtar dinjitoz
Avatar photo Redaksia

Një ditë para ndeshjes së 27-të kampionale, FC Feronikeli 74 – FC Drita, kryetrajneri i skuadrës gjilaanse, mbajti konferencë për media.

Kryetrajneri, Zekirija Ramadani tha se pavarësisht pozitës, kundërshtari i nesërm është mjaft i pa përshtatshëm.

EkoHigjiena

“Shpresoj që kjo do të jetë hera e fundit për Feronikelin që gjendet në këtë situatë. Megjithatë, asnjëherë nuk është dorëzuar dhe me të vërtetë i ka dhënë një frymë pozitive kampionatit, duke u angazhuar maksimalisht dhe duke bërë befasi”, ka thënë Ramadani.

Ai shtoi se tashmë dihet objektivi që ka Drita si klub dhe gjithmonë duhet të mbështeten në këtë objektiv, por FC Feronikeli është ekip shumë i papërshtatshme dhe duhet Drita të jetë shumë e kujdesshme.

“Në qoftë se arrijmë të jemi shumë konkret dhe të arrijmë rezultatin më herët do të jetë më mirë. E dijmë nga ndeshja e kaluar sa e vështirë ishte të mbahet edhe barazimi.Nuk do të jetë lehtë sidomos në Drenas është ndeshje që kërkon angazhim maksimal. Kemi marrë masa edhe për kualitetin e ekipit kundërshtar edhe për fushën e kundërshtarit, ndoshta duhet te dalim edhe nga vetja për t’iu përshtat ndeshjes që të arrijmë synimit tonë”, theksoi Ramadani.

Sa i përket përbërjes Ramadani tha se tani me rikthimin e Blerim Krasniqit skuadra është edhe më e kompletuar.

Trajneri Zekirija Ramadani foli edhe për ndeshjen e kaluar atë të derbit lokal, ku FC Drita shkëlqeu duke dominuar dhe më pas triumfuar ndaj rivalit lokal (4:0). Por, entusiazmi ka përfunduar me atë javë dhe nesër pritet tjetër ndeshje, tha trajneri në konferencë.

” Secila fitore ka rëndësinë e vet, mirëpo kur fitorja vjen ndaj rivalit lokal me të vërtetë është e veçantë. Jemi mësuar që gjithmonë edhe në fitore të mos ekzagjerojmë gëzimin dhe në humbje të mos ta ekzagjerojmë hidhërimin. Tifozët mund të festojnë deri në derbin e radhës, neve nuk na takon, ne jemi profesionist, ajo ndeshje u mbyll në atë xhiro, kurse puna vazhdon tutje”, përfundoi Ramadani.  /2LONLINE/