DYLON

Ramadani: Është ndeshje e reflektimit!

Ramadani: Është ndeshje e reflektimit!
Avatar photo Redaksia

Ndeshja e 29-të kampionale, FC Drita – FC Prishtina do të zhvillohet nesër, e enjte, ora 15:00. E kryetrajneri i skuadrës bardhekaltër, Zekirija Ramadani tha se kjo do të jetë dita e reflektimit.

“E dimë se nesër është derbi i xhiros, tani jemi takuar me ata dhe e dimë pak a shumë se si luajnë. Kemi analizën tonë dhe jam i bindur që ekipi do rifitojë pas humbjes. Jemi në rrugën e duhur, të luajmë pak më shumë, ta kthejmë fatin në anën tonë, të japim maksimumin për të arritur objektivin tonë kryesor që është titulli”, ka thënë trajneri Zekirija Ramadani.

EkoHigjiena

Ai shtoi se do të bëjnë të pamundurën, kurse ndeshja e Kupës nuk është fare në diskutim.

“Ne do bëjmë të pa mundurën. Do të vrapojmë më shumë se ata, të ‘luftojmë’ më shumë se kundërshtari, kurse ndeshja e Kupës për ne as nuk diskutohet, sepse pas FC Prishtinës kemi edhe një ndeshje kampionale dhe në asnjë mënyrë nuk duhet humbim asnjë gram energjie duke mendu për Kupën. Nesër vjen Prishtina, janë tri pikët në lojë dhe duhet rikthye te fitoret e Kampionatit”, tha Ramadani.

Ai tha se ekipi është i kompletuar për ndeshjen e nesërme.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.