DYLON

Ramadani: Ekipi ka kapur ritmin dhe formën e duhur – objektivi ynë gjithmonë trepikëshi

Ramadani: Ekipi ka kapur ritmin dhe formën e duhur – objektivi ynë gjithmonë trepikëshi
Avatar photo Redaksia

Nesër, FC Drita do të përballet me FC Ferizajn në ndeshjen e javës së 10-të, në Superligën e Kosovës në Futboll, e kryetrajneri i skuadrës gjilanase, Zekirija Ramadani tha se i pret një ndeshje e vështirë, është i bindur se edhe nesër nuk do të jetë lehtë fare, pro se beson në fitore.

“Mendoj që ekipi ka kapur ritmin dhe formën e duhur dhe për momentin jemi në një seri të duhur dhe shpresojmë që me angazhim, mund dhe vrap te vazhdojmë tutje. Objektivi ynë është i njëjtë, ta mbrojë titullin dhe të jemi sërish në Evropë”, theksoi trajneri Ramadani.

EkoHigjiena

Ai tha se i intereson gjithmonë trepikëshi, objektivi që kanë dhe shpresojnë dhe besojnë t’i marrim pikët e plota nga ndeshja e nesërme.

Ndeshja FC Drita – FC Ferizaj zhvillohet nesër, e diel në orën 13:00, në Stadiumin ndihmës – Te rrethi, Gjilan.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.