DYLON

Ramadani: Dobërçani vlerëson depolitizimin e bujqësisë në Komunën e Gjilanit

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Komuna e Gjilanit ka mbajtur mbrëmë debatin publik të radhës në fshatin Dobërçan, ku banorët e këtij fshati kanë vlerësuar lartë kryesisht subvencionet që janë dhënë në sektorin e bujqësisë dhe investimet në infrastrukturë.

Drejtori i Bujqësisë në Gjilan, Ramiz Ramadani, ka thënë se është tejet i rëndësishëm fakti që gjatë tre vjetëve kanë arritur ta bëjnë depolitizimin e subvencioneve në bujqësinë.

EkoHigjiena

“Kjo është meritë e kryetarit Lutfi Haziri”, tha Ramadani.

Me këtë konstatim është pajtuar edhe qytetari i Dobërçanit, Bujari Haziri.

“Pajtohem plotësisht që është depolitizuar bujqësia dhe jam shumë i kënaqur për subvencionet e mëdha, por duhet ta vazhdoni projektin e rrugëve të arave edhe në fshatin tonë”, ka thënë Haziri.

Në këtë takim kanë paraqitur kërkesat dhe vërejtjet e tyre, që kryesisht ishin infrastrukturore, edhe Shaban Halimi, Jetullah Bislimi, Adem Sopi, Sadat Salihu, etj.

E, drejtori i Administratës, Nazim Gagica, i ka garantuar qytetarët se kërkesat e tyre do t’i bartin tek kryetari i Komunës dhe resorët përkatës, në mënyrë që të futen në planifikim për vitin 2017.

Drejtori për Zhvillim Ekonomik, Agim Zuzaku, tha se Komuna e Gjilanit në mënyrë permanente po i mbron interest e bizneseve, duke krijuar lehtësira në të bërit biznes dhe duke stimuluar sektorin privat, në mënyrë që të gjenerohen vende të reja pune. Ai konfirmoi se Komuna e ka në plan lirimin nga taksa komunale për markete, ordinanca mjekësore, e restorante, pro jo edhe për motelet.

Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Nexhat Hajrullahu, ka pohuar se kanë rritur numrin e mjekëve në mbarë territorin e komunës, duke iu dalë në ndihmë qytetarëve me përmes tre ekipeve në terren, të cilët po kujdesen për mbrojtjen e fëmijës, nënës dhe të moshuarve.

Në këtë takim ka folur asambleisti Ibish Ibishi, i cili vije nga fshati Dobërçan, duke falënderuar përfaqësuesit e Komunës për interesimin dhe kujdesin në investime.

“Gjatë këtyre tre vjetëve, Komuna ka realizuar shumë projekte në Dobërçan, por edhe në tërë territorin e komunës. Krahasuar me lokalitetet tjera, ne jemi shumë më mirë. Duhet ta themi se barrë e madhe kanë qene borxhet e trashëguara, ku mbi 3 milionë janë shlyer nga kjo qeverisje”, ka thnë Ibishi.

Përndryshe, Komuna e Gjilanit gjatë këtij viti ka mbajtur 25 debate publike, përfshirë edhe ato për buxhetin, ndërkaq takimi i madh publik, që është i fundit për këtë vit, mbahet më 5 dhjetor, në ora 11:00, në teatrin e qytetit.​

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.