Dy figurat politike në rritje brenda degës së PVD-së në Bujanoc kanë takuar këshilltarin politik të Ambasadës së SHBA-së në Beograd, Thomas Lee, shkruan Titulli.com.
“Me këtë rast njoftova për situatën politike dhe problemet që po ballafaqohen qytetarët tanë, njëherit potencova çështjen e pasivizimit të adresave, mosnjohjen e diplomave edhe pas marrëveshjes së Washingtonit, mungesën e investimeve dhe mos përfshirjen e shqiptarëve në institucionet shtetërore”, ka shkruar mes tjerash, në profilin e tij n ëFB, Enver Ramadani , kryetar i kuvendit komunal në Bujanoc.
Takim me këshilltarin Lee ka pasur edhe kryetari dhe zëvendësi i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi dhe Enver Mehmeti, transmeton Titulli.com.
“Theksova rëndësinë e realizimit të marrëveshjeve ndërkombëtare dhe impaktin në jetën e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Sidomos nevojën për përfshirje intensive të SHBA-ve për t’i dhënë drejtim e dinamik rajonit”, ka shkruar Mustafi në Facebook.
Këshilltari politik Thomas Lee po qëndron për vizitë në komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë./
BURIMI: Titulli.com
Enver ramadani
Sot prita në takim përfaqësuesin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës z. Thomas Lee, me të cilin biseduam për problemet e qytetarëve të komunës sonë.
Me këtë rast njoftova për situatën politike dhe problemet që po ballafaqohen qytetarët tanë, njëherit potencova çështjen e pasivizimit të adresave, mosnjohjen e diplomave edhe pas marrëveshjes së Washingtonit, mungesën e investimeve dhe mospërfshirjen e shqiptarëve në institucionet shtetërore.
Z. Thomas Lee u zotua se gjitha këto probleme do ti adresojnë dhe do të jemi bashkëpunues për zgjidhjen e tyre.
Ragmi Mustafi
SHBA TË PËRFSHIHEN INTENSIVISHT PËR TË I DHËNË DREJTIM DHE DINAMIK RAJONIT
Kënaqësi e veçantë në një takim shumë informues me përfaqësuesin e Ambasadës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Thomas Lee.
Me miqtë amerikan bashkëbiseduam për proceset politike të ngelura, mos respektimin e obligimeve ndërkombëtare dhe abuzimin me të drejtat themelore nga institucionet e sistemit.
Theksova rëndësinë e realizimit të marrëveshjeve ndërkombëtare dhe impaktin në jetën e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Sidomos nevojën për përfshirje intensive të SHBA-ve për t’i dhënë drejtim e dinamik rajonit.