DYLON

Ramadani: Dëmet në bujqësi pas vëshimeve janë të konsiderueshme

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – – Drejtori i Drejtoratit për Bujqësi, të komunës së Gjilanit, Ramiz Ramadani, ka thënë se pas reshjeve të shumëta të shiut, e që pasuan vërshimet, ka dëme të konsiderueshme në kulturat bujqësore.

“Nga vizitat që janë bërë dje dhe sot, është konstatuar se dëmet më të mëdha janë shkaktuar përgjatë lumit Morava, duke filluar nga fshati Nasalë, Velekincë, Uglarë dhe në mënyrë të vecant vërshimet e kanë prekur më së shumëti Pogragjen”, ka thënë Ramadani.

EkoHigjiena

Ai tha se dëme ka në edhe Lladovë, Zhegër, Haxhaj, Demiraj, Shurdhan dhe në mënyrë të vecant në fshatin Pidiq, përkatësisht te lagjja “Limonve”.

Dëmet janë kryesisht në kulturën e grurit, perimeve dhe në pemishte. Drejtoria e Buqjësisë që nga nesër, në bashkëpunim me Task Forcën e Bujqësisë, do të fillojë vlerësimin e dëmeve në secilën ngastër veç e veç dhe do të dalë me shifra të sakta të dëmtimeve të kulturave bujqësore dhe do t’i dërgohen qeverisë./2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.