(2LONLINE) – – Drejtori i Drejtoratit për Bujqësi, të komunës së Gjilanit, Ramiz Ramadani, ka thënë se pas reshjeve të shumëta të shiut, e që pasuan vërshimet, ka dëme të konsiderueshme në kulturat bujqësore.
“Nga vizitat që janë bërë dje dhe sot, është konstatuar se dëmet më të mëdha janë shkaktuar përgjatë lumit Morava, duke filluar nga fshati Nasalë, Velekincë, Uglarë dhe në mënyrë të vecant vërshimet e kanë prekur më së shumëti Pogragjen”, ka thënë Ramadani.
Ai tha se dëme ka në edhe Lladovë, Zhegër, Haxhaj, Demiraj, Shurdhan dhe në mënyrë të vecant në fshatin Pidiq, përkatësisht te lagjja “Limonve”.
Dëmet janë kryesisht në kulturën e grurit, perimeve dhe në pemishte. Drejtoria e Buqjësisë që nga nesër, në bashkëpunim me Task Forcën e Bujqësisë, do të fillojë vlerësimin e dëmeve në secilën ngastër veç e veç dhe do të dalë me shifra të sakta të dëmtimeve të kulturave bujqësore dhe do t’i dërgohen qeverisë./2lonline/