/2L ONLINE/ – Drejtori i drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Gjilan, Ramiz Ramadani, në një konferencë me gazetarë ka paraqitur punë e tij gjashtë mujore të këtij viti.
Ramadani ka falënderuar kryetarin Haziri për mbështetjen e madhe qëi ka dhënë këtij sektori, ndërsa ka thënëse nga janari i gjithë stafi i drejtorisë është angazhuar në ofrimin e shërbimeve, këshillave dhe trajnimeve për fermerë dhe nga DBP për periudhën gjashtë mujore janë trajnuar dhe kanë marrur këshilla mbi 800 fermerë.
Ai ka theksuar se për subvencionet që ipen nga MBPZHR, këtë vit kanë aplikuar 914 fermerë ose 127 fermerë më shumë se vitin e kaluar dhe ka rritje substanciale të sipërfaqeve dhe numrit të krerëve nga vitet e kaluara, duke shtuar se këtë vit kemi rritje për 720 ha te kultura e grurit, 108 ha te kultura e misrit, rritje të numrit të krerëve për lopë qumështore për 400 krerë, kemi rritje të shoqërive të bletëve 795 shoqëri.
Ramadani ka folur edhe për investimet, ku tha se Drejtoria e Bujqësisëka shpërndarë 15 atomizer për spërkatjen e pemëve në vlerë prej mbi 16 mijë euro, në shkurt tha se kanëfilluar implementimin e projektit rajonal të komisionit Europian.
“Kemi udhëhequr të gjitha procedurat dhe nga 30 fermerë përfitues të mundshëm në rajon, nga komuna jonë janë përzgjedhur 15 përfitues: 8 kultivues për sallatë të gjelbërt dhe serra, 5 kultivues për bimë mjekësore dhe aromatike dhe 2 përfitues të tharëseve për bimë mjekësore, aromatike, kërpudha dhe fruta të pa kultivuara malore. Vlera e këtij projekti mbi 100 mijë euro”, është shprehur ai.
Gjatë kësaj periudhe, drejtori i Bujqësisë tha se ka shpërndarë farë misri dhe pleh artificial 583 fermerë në shumën prej 33 mijë euro, ndërsa në bashkëpunim me Tikën Turke, I pari I drejtorisë së Bujqësisë pohoi se ka implementuar projektin për furnizimin e 155 bletëve me paisje të ndryshme.
“Gjithashtu në këtë projekt janë përfshi edhe 40 lavërtarë, të cilët kanë përfituar 40 shpërndarëse të plehut, kemi nisur procedurat për furnizimin e 10 fermerëve, kultivues të lopëve qumështore me Llaktofrizë 350 litërsh, kemi filluar implementimin e projektit të rrugëve fushore dhe për këtë vit kemi planifikuar trajtimin e 16 km rrugë në fshatrat: Zhegër, Nasalë, Lladovë, Cernicë, Kravaricë, Livoq i epërm dhe Gumnishë”, ka deklaruar Ramadani.
Sa i përket sektorittëpylltarisë, drejtori i DBP-së tha se ky sektor është plotësisht i stabilizuar dhe raporti i inspektoriatit të agjensionit pyjor e vlerëson lart mbrojtjen e pyjeve dhe rregullsinë e shitjes së masës drusore.
Drejtori i Bujqësisë, Ramiz Ramadani, ka thënë se Komuna e Gjilanit është duke u bërë gati për korrje-shirrjet me një mobilizim të madh për grumbullimin e çdo kokrre të grurit, duke shfaqur besimin se sivjet do të ketë rendimente të mira të gurit./2L ONLINE/