DYLON

Ramadani: Blloku e ka zgjidhjen

Avatar photo Redaksia

Në mëngjesin e sotëm, presidentja e Kosovës Atiefete Jahjaga, e cila po merr pjesë në tryezën e organizuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi për të diskutuar zbatimin e Planit të Veprimit për Rritjen e Efikasitetit të Sistemit Prokurorial për Luftimin e Korrupsionit, ka dhënë edhe një deklaratë rreth ngërçit politik ne Kosovë.

Me këtë rast ajo u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës të gjejnë zgjidhjen për bllokadën politike e krijuar pas zgjedhjeve të 8 qershorit.

EkoHigjiena

Por zgjidhjen pretendon se e ka Blloku Opozitarë LDK, AAK, Nisma. Një përgjigje të shkurtë për presidenten, përmes rrjetit social facebook, e ka dhënë anëtari i kryesisë së AAK-së, Burim Ramadani.

Ai në facebook ka shkruar se “Presidentja duket qartë se bazohet në pikën 127 të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për çështjen e zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit”.

E me këtë ai dëshiron të ja sqaroj presidentes se deputetët e kanë gjetur zgjidhjen.

“Deputetët e LDK-AAK-NISMA dhe partnerët politikë (përveç PDK-së si subjekt politik) kanë zgjidhjen. Këtë do ta zbatojnë më 12 shtator 2014. Shkurt dhe shqip!”, ka shkruar ai në facebook.

Ramadani, më tej ka shkruar edhe për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, në pikën kur bëhet fjalë për “të drejtën dhe detyrën e deputetëve që të gjejnë zgjidhjen për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit”, që me këtë pikë sipas Ramadanit, është qëndrim konstruktiv, shtetformues dhe debllokues.

Më tutje ai po ashtu duke u bazuar në këtë vendim, thotë se nuk i mohohet e drejta e PDK-së që të propozojë e para kandidatin e saj për Kryetar të Kuvendit. Këtë, sipas tij, nuk e ka mohuar askush. Por vetëm nëse i bënë votat, e kjo sipas anëtarit të kryesisë së AAK-së, nuk mund të ndodh.

“Është mese e qartë. Mbi të gjitha, këtë e ka të qartë PDK-ja që po tenton të bllokojë proceset. Prandaj, pas konsumimit të të drejtës së vet zbatohet pika 127 e vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe në këtë mënyrë funksionalizohet Kuvendi i Kosovës”, ka përfunduar Ramadani.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.