DYLON

Ramadani: Askush s’mund ta ndalë transforminin e FSK-së

Ramadani: Askush s’mund ta ndalë transforminin e FSK-së
Avatar photo Redaksia

Zëvendësministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Burim Ramadani, ka bërë me dije se deri në fund të këtij viti do të miratohen dhe do të hyjnë në fuqi tri projektligjet përmes të cilëve Kosova do të bëhet me ushtri.

Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re” ai ka thënë se askush nuk do të mund ta ndalë transformimin e FSK-së.

Ramadani ka theksuar se është e gabueshme kushdo që mendon se nëpërmjet presioneve dhe kërcënimeve mund ta pengojë këtë proces.

EkoHigjiena

Sipas tij, megjithëse emri mbetet i njëjti, mandati, misioni, detyrat dhe përgjegjësitë e FSK-së do të jenë ushtarake dhe mbrojtëse.

Ramadani ka thënë se operimi i FSK-së do të bazohet mbi nevojat dhe kërkesat e sigurisë në tërë territorin e Kosovës.

BURIMI: Epoka e re