DYLON

Ramadan Musliu fitues i Orës së madhe letrare të Flakadanit të Karadakut

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Manifestimi tradicional mbarëkombëtar kulturor e sportiv “Flakadani i Karadakut 2016”, ka vazhduar sot me aktivitete të tjera ku në program ka qenë Ora e madhe letrare, në të cilën morën pjesë krijues, poetë e shkrimtar nga hapësirat mbarë shqiptare.
Hapjen e kësaj ngjarje kulturore e bëri drejtoresha për Kulturë, Rini e Sport Kaltrina Sylejmani, ndërkohë që në emër të Drejtorisë komunale të arsimit pjesëmarrësit i ka përshëndetur Në këtë orë letrare me punimet e tyre artistike janë paraqitur 21 krijues, prej tyre 7 ishin jashtë konkurrencës.

Juria profesionale, i ka ndarë vendin e parë Ramadan Musliut, ndërsa vendin e dytë Kaltrina Lohajt, kurse vendin e tretë Jonuz Fetahut. Çmimet i ndau drejtoresha për kulturë rini e sport Kaltrina Sylejmani, e bija e dëshmorit Nijazi Azemi-Kosovare Azemi si dhe organizatori i këtij aktiviteti Ismajl Baftjari.

EkoHigjiena

Edhe këtë vit, në kuadër të Orës së madhe letrare, është ndarë çmimi për vepër jetësore, që e ndanë komuna e Vitisë, që sivjet iu nda poetes dhe humanistes Flora Brovina. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.