DYLON

Rama të kërkojë respektimin e të drejtave kombëtare e njerëzore për shqiptarët e Kosovës Lindore

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Lëvizja Vatra me seli në Gjilan vlerëson se vVizita e Edi Ramës në Serbi është një vizitë historike për politikën Ballkanike, sepse pas 6 dekadash po ndodhë një vizitë e tillë. Kryesia e Vatrës ka dal me një qëndrim për këtë vizitë ku thuhet:

“Gjendja e shqiptarëve në Kosovën Lindore është shumë e vështirë. Dhe pikërisht kjo vizitë, nga autoritet shqiptare duhet të shfrytëzohet për të kërkuar, që në mënyre urgjente të ndalohet diskriminimi i shqiptarëve nga pushteti serb në komunat e Kosovës Lindore (Preshevë, Bujanoc e Medvegjë).

EkoHigjiena

Lëvizja “Vatra” ka hartuar disa kërkesa që ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve në Kosovën Lindore, të cilat kërkesa , Kryeministri Rama, duhet t’i diskutojë dhe njëkohësisht të kërkojë me ngulm të zbatohen, nga homologu i tij serb, (sado që edhe këto janë minore me atë çka i takon kësaj pjese).

Serbia duhet të garantojë zhvillimin e barabartë ekonomik të Rajonit të Kosovës Lindore duke nxitur punësimin e shqiptarëve e mbi të gjitha punësimin e të rinjve, ngase kjo pjesë është ndër më të varfrat në gjithë kontinentin e Evropës. Këtë e dëshmojnë statistikat zyrtare të vet Serbisë. Këto statistika tregojnë se në pjesën e Serbisë pa Kosovën Lindore, të papunë janë vetëm 15 % të qytetareve, kurse në Kosovën Lindore, ku shumica janë shqiptarë, të papunë janë 95%.

Serbia t’i ndal arrestimet politike të bazuara në akuzat e fabrikuara e të montuar nga kuzhinat e pushtetit serb.

Të ndalet ndjekja dhe maltretimi i ish-ushtareve të UÇPMB-së që po vazhdon tash e 13 vjet.

Të bëhet çmilitarizimi i menjëhershëm i Kosovës Lindore dhe heqja e bazave ushtarake siç është : Kampi ushtarak i Cepotini, kampi në fshatin Ramabuqe dhe Kampi ushtarak në lagjen Litesh në Zarbicë, e tjerat të vendosura në Kosovën Lindore, sepse po përhapin frikë te banorët, që ndikon direkt në moskthimin e tyre.

Të zbardhet vrasja enigmatike e Komandant “Lleshit” Ridvan Qazimi.

Të filloj implementimi i marrëveshjes së Konçulit dhe të zbatohet vullneti i përfaqësusëve politikë i dal nga platforma politike e tre kuvendeve të komunave shqiptare në vitin 2006. Të garantohet lëvizja e lire e qytetarëve dhe e mallrave nga Kosova e Shqipëria.

Të mundësohet kthimi i menjëhershëm e të dëbuarve nga Kosova Lindore, të cilët forcat serbe i dëbuan me dhunë mbi 20.000 shqiptarë nga shtëpitë e tyre në vitin 1999-2000, të cilët sot e kësaj dite nuk janë lejuar të kthehen mbi 15.000 banorë. Njëkohësisht t`u garantohet siguri në pronat e veta dhe ndërtimin e shtëpive të shkatërruara nga ushtria e Shtetit serb.

Të lejohet hapja e universitetit në gjuhen shqipe në Kosovën Lindore.

Të lejohet përdorimi i simboleve dhe të respektohet dy gjuhësia, të lejohet që në Kosovën Lindore të punohet me plan program arsimor të Shqipërisë dhe Kosovës

Të lejohet përdorimi i gjuhës shqipe ne aspekt zyrtare.

Të kthehet lapidari menjëherë në qendër të Preshevës”. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.