DYLON

Rama takim sy më sy në Beograd me përfaqësuesit shqiptarë të Luginës

Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka takuar përfaqësuesit politik dhe institucional shqiptarë nga komunat Bujanoc dhe Preshevë. Rama mikëpriti delegacionin e ardhur shqiptar duke u përshëndetur dhe shtrrënguar duartë me secilin pjesëmarrës.

Ambasadori i Shqipërisë në Beograd, Ilir Boçka ka shpjegur delegacionit shqiptar nga Bujanoci dhe Presheva se gjatë takimit Rama-Vuçiq është folur edhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

EkoHigjiena

“Janë diskutuar problemet me të cilat ballafaqohen shqiptarët në komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë dhe se është premtuar se do të punohet në realizmin e kërkesave të shqiptarëve. Gjithashtu është diskutuar se problemet me të cilat ballafaqohen pushtetet lokale të paraqesin tek qeveria në Beograd dhe në këtë mënyrë të gjendet zgjidhja”, u tha mes tjerash në takim.

Pjesë e delegaciont janë Riza Halimi, Jonuz Musliu, Shaip Kamberi, Shqipërim Arifi, Ardita Sinani, dhe Fatmir Hasani.

video – Titulli.com

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.