(2L ONLINE) – Vizita e shefit të qeverisë Shqiptare z. Edi Rama në Kosovën Lindore e paraparë të ndodhë sot, është vizitë historike, ku një kryeministër shqiptarë në detyrë po viziton shqiptarët e mbetur padrejtësisht nën Serbi, thuhet në një komunikatë të Lëvizjes Vatra, me seli në Gjilan.
Sipas kësaj lëvizjeje, kjo vizitë do të shërben si një shtytje për banorët e Kosovës Lindore, që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre e të qëndrojnë të pa lëkundur, pasi që një qeveri e një shtet, siç është ai shqiptarë ka filluar të interesohet për ta.
“Ka një kohë të gjatë që as qeveria e Kosovës, e as e ajo e Shqipërisë nuk janë marrë me mbrojtjen e interesave të shqiptarëve të Kosovës Lindore në mënyrë direkte , e që në këtë raste u krijua bindja tek popullata shqiptare në Kosovën Lindore, që skenës politike në Republikën e Kosovës e në Republikën e Shqipërisë nuk i intereson për gjendjen e shqiptarëve në Kosovën Lindore. Urojmë që kjo vizitë të mos jetë e fund e këtij lloji e të ketë të këtilla edhe nga pushtetarët e Republikës së Kosovës”, thuhet në fund të një komunikate të lëshuar nga Lëvizja Vatra. /2L ONLINE/