Forumi i Sigurisë në Beograd me temën “Demokracia a do të mbijetojë krizën e rendit botërorë?” do të mbahet nga data 12 deri më 14 Tetor 2016 në hotelin “Hajat” në Beograd. Ky forum është i vetmi aktivitet të llojit të këtillë me iniciativë të organizatës së shoqërisë civile Fondit të Beogradit për ekselencë politike, Lëvizjes Evropiane në Serbi dhe Qendrës për politikë të sigurisë në Beograd.
Në kuadër të konferencës do të realizohen 25 diskutime nga 100 bashkëbisedues (panelistë) dhe 700 pjesëmarrës me përfaqësues të qeverisë, organizatave ndërkombëtare, shoqërisë civile dhe emra të njohur të diplomacisë ndërkombëtare, shkruan Titulli.com.
Sipas organizatorit aktiviteti kryesorë do të jetë dialogu dhe ardhmëria e marrëdhënieve shqiptaro-serbe në stabilitetin e Evropës Juglindore në kuadër të së cilës do të përgjigjen kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë.
Konferenca do të fokusohet gjithashtu edhe në rritjen e radikalizmit, strategjisë së re evropiane të sigurisë, procesin e zgjerimit të BE-së, zgjidhja e problemeve politike dhe të sigurisë në Evropën Juglindore, dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit, mardhëniet e Serbisë e NATO-së si, kriza e refugjatëve, të drejtat e njeriut dhe procesi i digjitalizimit.
Portali Informativ Titulli.com është partner medial për të tretin vit me radhë i këtij forumi përkrah mediave tjera të fuqishme kombëtare dhe rajonale në Serbi.
Ekipi i Titulli.com do të përcjell nga afër aktivitetet sidomos panelet e diskutimit mes Ramës-Vuçiq dhe panelin e delegacionit të Kosovës që do të marrë pjesë në këtë konferencë.
Lista e plotë e pjesëmarrësve dhe agjenda këtu: AGJENDA