Kryeministri shqiptar Edi Rama priti sot në një takim Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë. Takimi u përqendrua në ecurinë e agjendës së përbashkët të projekteve mes dy vendeve dhe përgatitjen për takimin e dytë mes dy qeverive.
Kryeministri Rama dhe Ministri Thaçi theksuan angazhimin dhe përkushtimin e ndërsjellë të dy qeverive për të forcuar edhe më tej bashkëpunimin në sektorë për të cilët janë dakordësuar projekte të rëndësishme si në arsim, infrastrukturë, dogana, etj, si dhe shprehën vullnetin për hapësira të reja bashkëpunimi. Në takim u bisedua ndër të tjera edhe për zhvillimet në rajon.
Thaçi u prit sot në Tiranë edhe nga homologu i tij shqiptar, Ditmir Bushati.
Vizita e kreut të diplomacisë kosovare, Hashim Thaçi, si qëllim të saj kishte përgatitjen për mbledhjen e dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë, e cila u zyrtarizua se do të mbahet në muajin mars.
Thaçi theksoi se mbledhja e qeverive forcon më tej bashkëpunimin mes dy vende, ndërsa përmendi ekzistencën e marrëdhënieve shumë të mira në të gjitha sektorët.
http://www.rtklive.com/?id=2&r=16770