Instalimi i raketave të Rusisë në Preshevë është një kërcënim , provokim shumë i rëndë, tentim i destabilizimit që prodhon frikë dhe pasiguri të shpërngulen shqiptarët dhe që Presheva të mbetet një zonë ushtarake.
Shkruan: Refik HASANI
Vizita e Presidentit të Federatës Ruse Vladimir PUTIN,në Beograd në tetorin e vitit të kaluar ku iu bë një pritje dhe paradë ushtarake që askujt nuk u ishte bërë që nga koha e vdekjes së Titos dhe prishjes së RSFJ-ës, pastaj ushtrimet ushtarake po ashtu vitin e kaluar nga Ushtria e Federatës Ruse në Serbi krejt afër kufirit me Kosovën dhe Kroacinë. Kur kësaj i shtojmë edhe Kryeministri i Serbisë Aleksandër VUÇIQ, vizitoi Moskën në muajin që e lamë pas . Nëse i kemi përcjellë të gjitha këto zhvillime më vëmendje , atëherë afrimi shumë i Serbisë ndaj Rusisë nuk do t’na befasonte Njoftimet e fundit që Rusia është gati të instalon raketa më bashkëkohore në krahinën shqiptare të mbetur padrejtësisht nënë administrimin e Serbisë është kërcënim , provokim shumë i rëndë , tentim i destabilizimit që prodhon frikë dhe pasiguri dhe të shpërngulen shqiptarët dhe që Presheva të mbetet një zonë ushtarake . Vendosja e raketave Ruse në këtë katërkëndësh kufitarë që Serbia në këtë rast Presheva kufizohet me Kosovën , Maqedoninë dhe është shumë afër kufirit me Bullgarinë.
***
Në momentin e tanishëm është një situatë bukur e trazuar, kur në Podgoricë ka zhvillime për ta rrëzuar qeverinë pro-Evropiane . Kur në Maqedoni nuk është gjendja aspak e mirë pasi ky shtet ende nuk pranohet me emrin e vërtet as nga Greqia, nga Serbia dhe Bullgaria e mbi të gjitha ka problemet serioze të funksionimit të brendshëm pasi nuk pranon realitetin duke ua mohuar gjysmës së banorëve të vet të drejtën legjitime . Maqedonia sivjet më nëntë maj u trondit nga rasti i Kumanovës . Po ashtu kur Republika e Kosovës është në rrugën e integrimeve dhe nënshkroi MSA-në më 27 Tetor dhe ende nuk është anëtarë e instancave dhe mekanizmave të BE-së , anëtare e OKB-së dhe paktit ushtarak të NATO-së edhe pse mbrenda Kosovës kemi forca paqeruajtëse të NATO-së. Kur i marrim të gjitha këto zhvillime që edhe Greqia është në krizë të thellë financiare. Tani kemi edhe krizën e refugjatëve Sirian që pikërisht kalojnë përmes Preshevës.
***
Kështu Presheva është bërë një nyje shumë e rëndësishme edhe në aspektin ushtarak dhe që me instalimin e raketave Ruse e bën një qytet shumë të pasigurt ku vetëm sivjet kemi pasur vizita të shpeshta të Gjeneralëve , ministrave dhe qeveritarëve më të lartë të Serbisë sigurisht në këto vizita ishin së bashku edhe ata të Rusisë.
Kjo mënyrë që ka zgjedhur Rusia për të instaluar raketa pikërisht në Preshevë është një plan i errët pasi ishte mirëfilli se në bazën më të madhe ushtarake të Serbisë në vendin e quajtur ,,Cepotin’’ , në Komunën e Bujanocit do të jetë një poligon për stërvitje me forcat e Amerikanëve kur ksaj i shtojmë që nga Presheva nuk është larg edhe baza ushtarake më e madhe në Kosovë në ,,Bondstill’’ mundë të ndihemi të sigurt.
Ne më herët kemi shkruar që Serbia është në mes të Rusisë dhe BE-së në dy vazhdime që gjithnjë po vërteton pasi zhvillimet janë në favor të këtij konstatimi. Serbia ende është në mesë të miteve dhe realitetit, të kaluarës dhe të së ardhmes, në mesë të dy koncepteve dhe dy blloqeve ushtarake. /2L ONLINE/