DYLON

Rajoni i Gjilanit: Shqiptohen 1 mijë e 811 gjoba brenda një jave

Rajoni i Gjilanit: Shqiptohen 1 mijë e 811 gjoba brenda një jave
Avatar photo Redaksia

Aktivitete javore në trafikun rrugor

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 25.07.2025 – 31.07.2025 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e tetëqind e njëmbëdhjetë (1811) gjoba.

EkoHigjiena

Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:

Hetim i dyzet e gjashtë (46)  aksidenteve të trafikut me dëme materiale,    

Hetim i njëzet e pesë (25) aksidenteve të trafikut me të lënduar,

Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për njëzet (20) ngasës.

Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, uleni shpejtësinë, mos përdorini telefonin, vendosni rripin e sigurimit, keni kujdes ndaj këmbësorëve, këmbësorë përdorni vijat e bardha për kalimin e rrugës, mos e neglizhoni sinjalistikën rrugore dhe semaforët. Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët. Ndihmoni në uljen e aksidenteve dhe ruajtjen e jetës! /2LONLINE/