DYLON

Rajoni i Gjilanit: Shqiptohen 1 mijë e 753 gjoba brenda një jave

Rajoni i Gjilanit: Shqiptohen 1 mijë e 753 gjoba brenda një jave
Avatar photo Redaksia

Aktivitete javore në trafikun rrugor

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 01.08.2025 – 07.08.2025 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e shtatëqind e pesëdhjetë e tre (1753) gjoba.

EkoHigjiena

Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:

  • Hetim i gjashtëdhjetë (60)  aksidenteve të trafikut me dëme materiale,
    • Hetim i tridhjetë e tre (33) aksidenteve të trafikut me të lënduar,

Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik. Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët andaj;

  • Mos lejoni që dasma juaj të rrezikoj pjesëmarrësit tjerë në trafik
  • Mos përdorni armë zjarri gjatë festimeve – festimi me armë mund të përfundojë në tragjedi.
  • Respektoni rregullat e komunikacionit – gëzimi nuk justifikon rrezikimin e jetës në trafik.
  • Mos konsumoni alkool – vozitja nën ndikimin e alkoolit rrezikon jetën e të gjithëve.
  • Gëzimi i sinqertë nuk ka nevojë për armë, shkelje ligjore apo veprime të rrezikshme.
  • Festimi nuk duhet të kthehet në dhimbje.
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.