DYLON

Rajoni i Gjilanit: Shqiptohen 1 mijë e 698 gjoba brenda një jave

Rajoni i Gjilanit: Shqiptohen 1 mijë e 698 gjoba brenda një jave
Avatar photo Redaksia

Aktivitete javore në trafikun rrugor

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 19.09.2025 – 25.09.2025 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar 1 mijë e 698 gjoba.

EkoHigjiena

Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:

  • Hetim i pesëmbëdhjetë (15)  aksidenteve të trafikut me dëme materiale,    
    • Hetim i njëzet e një (21) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
    • Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për dyzet (40) ngasës.
    • Janë konfiskuar dy (2) motoçikleta
    • Si dhe janë dërguar përmes postës trembëdhjetë (13) gjoba.

Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, uleni shpejtësinë, mos përdorini telefonin, vendosni rripin e sigurimit, keni kujdes ndaj këmbësorëve, këmbësorë përdorni vijat e bardha për kalimin e rrugës, mos e neglizhoni sinjalistikën rrugore dhe semaforët.

Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët.

Me theks të veçantë apelojmë që për rreth shkollave të respektohen në përpikëri rregullat e trafikut.

Ndihmoni në uljen e aksidenteve dhe ruajtjen e jetës! /2LONLINE/