DYLON

Rajoni i Gjilanit: Shqiptohen 1 mijë e 655 gjoba brenda një jave

Rajoni i Gjilanit: Shqiptohen 1 mijë e 655 gjoba brenda një jave
Avatar photo Redaksia

/Aktivitete javore në trafikun rrugor/

“Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 15.08.2025 – 21.08.2025 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar 1 mijë e 655 gjoba”, ka thënë Ismet Hashani, Përgjegjës i Zyrës për Informim i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan.

EkoHigjiena

Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:

Hetim i njëmbëdhjetë (11) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,
Hetim i tetëmbëdhjetë (18) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për tridhjet e katër (34) ngasës.
Janë tërhequr nga komunikacioni gjashtë (6) motoçikleta në kuadër të planit operativ ‘’Motoçiklisti i rrezikshëm’’.
Janë shqiptuar gjithsejte 44 gjoba për folie të vendosura jashtë ligjshëm në xhamat e automjeteve
Përmes postës janë shpërndarë gjithsej 45 gjoba për kundërvajtje në trafikun rrugor.

“Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik. Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët”, ka thënë Ismet Hashani, Përgjegjës i Zyrës për Informim i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.