DYLON

Rajoni i Gjilanit: Shqiptohen 1 mijë e 65 gjoba brenda një jave

Rajoni i Gjilanit: Shqiptohen 1 mijë e 65 gjoba brenda një jave
Avatar photo Redaksia

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 14.11.2025 – 20.11.2025 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e gjashtëdhjetë e pesë (1065) gjoba.

Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:

EkoHigjiena
  • Hetim i njëzet e dy (22) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,    
    • Hetim i dhjetë (10) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
    • Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për dyzet e një (41) ngasës.

Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, uleni shpejtësinë, mos përdorini telefonin, vendosni rripin e sigurimit, keni kujdes ndaj këmbësorëve, mos e neglizhoni sinjalistikën rrugore dhe semaforët. Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët. Ndihmoni në uljen e aksidenteve dhe ruajtjen e jetës! /2LONLINE/